Gjykata e Lartë rrëzon Prokurorinë për Domart Konjarin
Gjykata e Lartë rrëzon Prokurorinë e Përgjithshme për çështje e Domart Konjarit, i dënuar me 10 vite burg nga një gjykatë franceze për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Organi qëndror i akuzës kishte ankimuar vendimin e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, e cila i ndryshoi masën e sigurisë 43 – vjeçarit nga arrest në burg në detyrim paraqitje.
Çështja është zgjidhur në Dhomën e këshillimit me mospranimin e rekursit dhe Konjari do hetohet në gjendje të lirë.
Domart Konjari u lirua pasi Prokuroria nuk e dërgoi brenda afateve dosjen në gjykatë.
Lirimi i tij solli një reagim të ashpër të Ambasadës Franceze në Tiranë.
Ambasadori Bernard Fitousi i dërgoi një letër Prokurorit të Përgjithshëm, Kryeministrit, Ministrit të Drejtësisë dhe atij të Jashtëm, ku shprehte shqetësimin për një vendim të tillë.
Domart Konjari u arrestua në Kapshticë Nëntorin e kaluar, duke u larguar për në Greqi, 5 ditë pasi ishte pajisur me një pasaportë të rregullt, që mbante foton e tij, por me të dhënat e shtetasti Arben Lazri.
Tv Klan