15:32 14/03/2014Edlira Çopa është e aftë të kuptojë dhe të gjykojë dhe nuk është aspak me probleme mendore. Ky është vlerësimi i gjykatësit italian Paolo Slavatore, në bazë të të cilit një ditë më parë nënshkroi edhe masën e arrestit për vrasje të trefishtë, për 37 –vjeçaren shqiptare që fundjavën e shkuar vrau me thikë 3 vajzat e mitura. Për momentin, sipas gjykatësit asaj i duhet të qëndroje ende në spital, derisa kushtet shëndetësore të përmirësohen, pas plagëve të marra në tentativën për t’u vetëvrarë.Prokurori i çështjes, Valter Mapeli tha për të përditshmet italiane se deri më tani nuk ka asnjë element që vërteton se ajo është me probleme mendore, bazuar edhe në dëshmitë e fqinjëve dhe në faktin se ajo nuk ishte kuruar kurrë më parë për probleme mendore.Edhe psikologia që po ndjek gjendjen e saj shëndetësore e vlerëson atë si të kthjellët dhe të qëndrueshme. Tashmë Edira është zhvendosur nga reanimacioni në sallën e kirurgjisë, që tregon përmirësimin e gjendjes së saj shëndetsore.E teksa trupat e tre vajzave të mitura, pritet të mbërrijnë në Shqipëri ku do të prehen në varrezat e Kuksit, Bashkim Dobrushi, në një letër drejtuar bijave të tij pas vdekjes publikuar në mediat italiane, u kërkon fajle atyre që nuk arriti t’u japë një jetë të mirë, ashtu siç ato e meritonin.U kërkon gjithashtu falje, që nuk ishte në gjendje të kuptonte atë që do të ndodhte me to. Ndërsa për ish-bashkëshorten dhe nënën e tyre thotë se nuk dëshiron të gjykojë vendimin e saj.