Gjykata e Tiranës dënon me dy vite burg Anjeza Shabanin
Anjeza Shabani, e cila në video – skandalin e trasmetuar në emisionin “STOP”, në Televizionin Klan, shihet duke dhunuar një femijë tre vjeçar, është dënuar me dy vite burg nga Gjykata e Tiranës.
32 – vjeçarja nuk ishte e pranishme në sallën e gjyqit, kur u lexua vendimi.
Gjykata është bindur nga provat e sjella nga Prokuroria që bazoi akuzat në pamjet filmike dhe dëshmitë e prindërve të fëmijve për ta dënuar Shabanin për akzuën e keqtrajtimit të të miturve dhe fshehjen e të ardhurave.
Sipas Prokurorisë, administratorja e kopshtit “Diren” nuk i ka paguar shtetit asnjë detyrim. Shabani në këtë proces ka kërkuar gjykim të shkurtuar duke përfituar uljen e dënimit me një të tretën. Sipas akuzës, Shabani gjatë kohës që ka drejtuar kopshtin “Diren” ka dhunuar të paktën tre femijë.
Në dosje e sjellë në gjykatë nga Prokuroria thuhet se Shabani godiste me shpulla, shkelma madje edhe i pickonte duke lënë shenja të dallueshme në trupin e të miturve.
Tv Klan