Gjykata e Tiranës jep masën e arrestit për Ismet Haxhinë – (24 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Gjykata e faktit Tiranë ka marrë sot masën e arrestit burg pa afat për Ismet Haxhinë, i akuzuar për implikim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari. Haxhia u arrestua dy ditë më parë pranë banesës së tij në qytetin e Durrësit dhe u sigurua në dhomat e para burgimit të komisariatit të policisë së Krujës.
Rreth orës 13 të ditës së sotme, vëllai i Izet Haxhisë, ish-badigardit të Berishës është transportuar me helikopter nën masa të rrepta sigurie, nga Kruja për në Tiranë. Trupi gjykues pas marrjes së kësaj mase, vendosi që Ismet Hazhinë, ta rikthejë sërish në Krujë./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti