Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë për Koçiun dhe Hadërgjonaj – (15 Mars 2001)


Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë për Koçiun dhe Hadërgjonaj – (15 Mars 2001)

17:47 15/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Rreth orës 14:45 minuta, janë paraqitur në Gjykatën e Tiranës, për të marrë masën e sigurisë Sokol Koçiu, Mentor Hadërgjonaj dhe Ilir Meta. Seanca gjyqësore, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, zgjati afro 3 orë. Në seancën gjyqësore, e cila drejtohej nga gjyqtarja Zina Sallaku, merrnin pjesë vetëm avokatët dhe tre të ndaluarit.

Vendimi i marrë nga gjyqtarja Sallaku dhe me kërkesë të prokurorit Kadri Skeraj, ishte që të tre të ndaluarit të merrnin burg pa afat. Sokol Koçiu dhe Mentor Hadërgjonaj janë akuzuar nga prokuroria, si pjesëmarrës në organizatën kriminale për trafikim të lëndëve narkotike. Ndërsa Ilir Meta është akuzuar si strehues dhe përkrahës të personave të kërkuar.

Këto akuza të ngritura nga prokuroria, janë hedhur poshtë nga tre të pandehurit dhe avokatët mbrojtës të tyre. Avokati i Koçiut, Neshat Fana u shpreh, se organi i akuzës nuk ka asnjë provë për të akuzuar klientin e tij dhe Hadërgjonaj./tvklan.al






Të ngjashme