Gjykata e Tiranës në pritje të dosjes Hajdari nga prokuroria – (25 Janar 2001)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2001
Gjykata e Faktit në Tiranë është në pritje të mbërritjes së çështjes së dosjes Hajdari. Deri tani kjo gjykatë ka përballuar marrjen e masave të arrestit pa afat, për disa nga të ndaluarit për këtë çështje. Sipas zëdhënëses së kësaj gjykate Luljeta Kalo, ashtu siç janë përballuar masat e arrestit, gjykata e Tiranës, do të përballojë edhe procesin e vrasjes së deputetit të PD, Azem Hajdari.
Luljeta Kalo:- “Akoma në Gjykatën e Tiranës nuk ka mbërritur një dosje e tillë, pritet të vijë nga Prokuroria, në momentin që do të përfundojnë hetimet”.
Gazetarja:- Ndërkohë a ndihet e mbrojtur gjykata duke pasur parasysh tre masa sigurie që janë marrë për këtë çështje?
Luljeta Kalo:- “Deri tani mendoj që gjykata është e mbrojtur përderisa për vetë masat që ka dhënë dhe gjithë procedura që është ndjekur, që nga fillimi për marrjen e këtyre masave mendoj se po. Akoma nga prokuroria nuk kemi ndonjë sinjal se kur mund të vijë dosja”.
Gazetarja:- Duke pasur parasysh proceset e dështuara për një sërë ngjarjesh të tjera, a jep siguri Gjykata e Tiranës, për një proces të drejtë dhe normal të çështjes Hajdari?
Luljeta Kalo:- “Nuk e di se për çfarë procesesh të dështuara e keni fjalën, megjithatë unë mund t’ju konfirmojë që Gjykata e Tiranës, jep sigurinë më të madhe dhe më të plotë për një proces të drejtë dhe të shpejtë të kësaj çështje”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego