Gjykata e Tiranës nis seancën për grupin e tretë të kryengritjes së 14 Shtatorit 1998 (21 Mars 2001)


Gjykata e Tiranës nis seancën për grupin e tretë të kryengritjes së 14 Shtatorit 1998 (21 Mars 2001)

15:07 21/03/2001

Grupi i tretë i kryengritjes së armatosur të 14 shtatorit 1998 u paraqit për herë të parë sot në Gjykatën e Tiranës. Ky grup përbëhet nga 5 të akuzuar, Sali Lusha, Dem Dollapi të dy të ndaluar ndërsa Izet Haxhia, Kliton Dobrani dhe Myftar Lumnika, do të gjykohen në mumgesë. Në seancën e parë u lexua akuza nga prokurorët Nasip Naçi dhe Ylli Bedalli.

Ato akuzohen si organizatorë dhe pjesëmarrës në kryengritjen e 14 shtatorit 1998. Pas leximit të akuzës, avokatët e të pandehurve kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Lushës dhe Dollapit kërkesë kjo që nuk është shqyrtuar në seancën e sotme./tvklan.al






Të ngjashme