Gjykata e Tiranës, shtyhet gjyqi i Monika Kryemadhit dhe “RD” – (11 Tetor 2000)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Ka nisur me shtyrje sot në Gjykatën e Tiranës, seanca e parë gjyqësore e kërkuar nga Monika Kryemadhi, bashkëshortja e kryeministrit Meta, kundër gazetës “Rilindja Demokratike”. Shpifje, kjo është akuza që gazetarët RD, që duhet të përgjigjen para drejtësisë. Gjyqtari i kësaj çështje Kreshnik Omari është përballur në zyrën e tij sot prokurorin Kadri Skera dhe avokatin e Kryemadhit, Syrja Dosti.
Nga palët e të akuzuarve nuk ndodhej asnjë përfaqësues, pasi sipas një dëshmie të RD, gazetari i akuzuar ndodhej në Amerikë. Paditja në gjykatë i gazetarit Hafizi dhe gazetës RD, nga Kryemadhi, pati si shkak një shkrim në këtë gazetë, ku gruaja e kryeministrit, cilësohej si pronarja e gurores në Zall Dajt, ku dy muaj më parë në një aksident në punë vdiqën dy punëtor.
Vëllai i njërit prej viktimave, Bajram Allcaku, i cili citohej në gazetë, ndodhej në gjykatë dhe para gazetarëve mohon të ketë folur për RD dhe të njohë dhe vetë Monika Kryemadhin. Mungesa në gjyq e të akuzuarve detyroi gjyqtarin Omari, ta shtyjë seancën./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj