Gjykata: I paligjshëm shkarkimi i Fullanit nga “Ekonomia”


Gjykata: I paligjshëm shkarkimi i Fullanit nga “Ekonomia”

11:50 02/06/2016

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë e ka cilësuar si të paligjshëm shkarkimin e Ardian Fullanit nga detyra e Guvernatorit, bërë nga Komisioni Parlamentar i Ekonomisë.

Këtë vendim, sipas Gjykatës, mund ta merrte vetëm Komisini i Ligjeve, i cili më pas duhet t’ia paraqiste parlametit.

Me këtë vendim është bërë e pavlefshme e gjithë procedura për largimin e Fullanit.

Por Gjykata nuk e pranoi kërkesën për rikthimin në detyrë. Nga ana tjetër, ajo vendosi të dëmshpërbleje me 12 paga ish – Guvernatorin për mënyrën se si u largua nga detyra.

Përfaqësuesit e Bankës së Shqipërisë pretenduan se Fullani kishte shkelur rëndë etikën.

Por togat e zeza e rrëzuan këtë pretedim, me argumetin se nuk u arrit të provohej.

Në përfundim të seancës avokatët mbrojtës të ish – Guvernatorit thanë se do ta apelojnë vendimin në Gjykatën e Apelit dhe do t’i qëndrojnë kërkesës së tyre për rikthimin në detyrë dhe për dëmshpërblim moral e fizik.

Tv Klan






Të ngjashme