Gjykata jep masën e sigurisë për ish-shefin e Krimeve në Durrës
Gjykata e Durrësit ka vendosur ditën e shtunë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për ish-shefin e Krimeve, Krenar Behari.
Behari u arrestua me urdhër të prokurorit Arian Ndoja, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Veprimet për dosjen përkatëse mësohet i drejtonte prokurori Ndoja, ndërsa mësohet se ky i fundit i ka deleguar Beharit një listë të veprimeve që duhej t’i kryente.
Por pas hetimeve të kryera, prokurori ka vërejtur se oficerit i mungonin në dosje disa nga veprimet që ai i kishte deleguar afërsisht një muaj më parë. Për këtë shkak prokurori Ndoja me iniciativë, ka vendosur arrestimin e oficerit Krenar Behari, me akuzën e shpërdorimit të detyrës./
tvklan.al