Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesën e KLSH-së për financimin e partive politike (9 Maj 2001)


Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesën e KLSH-së për financimin e partive politike (9 Maj 2001)

12:21 09/05/2001

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kërkesën e KLSH-së për të vënë nën kontroll financimin e partive politike nëpërmjet dhuratave dhe donacioneve. Sipas kryetarit Abdiu, KLSH do të kontrollojë vetëm paratë që partitë politike marrin drejtpërsëdrejti nga buxheti i shtetit.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, duke u bazuar në nenet 131/72 të ligjit 8577 datë 10/02/2000 për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë me shumicë votash vendosi: Shfuqizimin si të papajtueshëm në kushtetutën e Shqipërisë të shprehjes “do të mbuloj të ardhurat dhe ndihmat e përfituara në rrugë të tjera”. Në fjalinë e dytë të nenit 23 të ligjit 8580 datë 17/02/2000 për partitë politike. Ky vendim është përfundimtar i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e votimit në fletoren zyrtare.”

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese merret në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare ku partitë shqiptare presin fonde nga të gjitha drejtimet./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme