INUK, Kushtetuesja rrëzon një pjesë të padisë së PD
INUK, Kushtetuesja rrëzon një pjesë të padisë së PD
Shpërndaje
12:13 29/01/2014Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar një pjesë të kërkesë padisë së Partisë Demokratike, atë për pezullimin e vendimit të Këshillit të Ministrave, që unifikon kompetencat e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.Për pjesën tjetër të kërkesë padisë, shpalljen si antikushtetues të të vendimit të qeverisë, përmes të cilit INUK-ut i jepet e drejta të prishë edhe ndërtimet me leje, kushtetuesja pritet të shprehet ditët në vijim.Ky qëndrim i gjykatës kushtetuese duke rrëzuar vetëm një pjesë të këkresë padisë së demokratëve në thelb është i njëjtë me atë për aktin normativ të qeverisë për nëpunësin civil, ku e njëjta trupë gjyqësore pas shqyrtimit në themel të çështjes e shpalli atë antikishtetues. Ish Minsitri i Drejtësië Eduart Halimi u shpreh besim plotë në marrjen e një vendimi të drejtë nga Gjyakata Kushtetuese.Gjatë seancës opozita u shreh se vendimi për unifikimin e kompetencave të INUK cënon të drejtën e pronës të garantuar me kushtetutë dhe autonominë vendore. Po kështu, Inspektoriatit i jepen kompetencat e gjyqësori, ndersa të dëmtuarve u hiqet e drejta për t’u ankuar në gjykatë para shkatërrimit të pronës së tyre.Por, përfaqësuesit e qeverisë i hodhën poshtë këto pretendime.Në bazë të vendit të qeverisë të miratuar në 30 shtator, INUK-u ka të drejtë të ndërhyjë në të gjithë territorin ndaj ndërtimeve pa leje, dhe me leje te dhënë në kundërshtim me ligjin.