Gjykata Kushtetuese pranon ankimimin e Dritan Rexhepit


Gjykata Kushtetuese pranon ankimimin e Dritan Rexhepit

21:52 23/03/2018

I dënuar me 25 vite burg për vrasjen e dy policëve në 1999, Dritan Rexhepi tashmë do të rigjykohet nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë. Në 1999 Rexhepi u dënua për vrasjen e një viti më parë të efektivëve  policëve Arben Keqi e Durim Kasmi në Fushë-Krujë.

Së bashku me të u akuzuan edhe disa persona të tjerë si bashkëpunëtorë në vrasje.

Gjykata Kushtetuese pranoi ankimimin e tij kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë.

Në vendimin e Gjykatës thuhet se pranohet pjesërisht padia e Rexhepit dhe shfuqizohet vendimi i Kolegjit penal të Gjykatës së Lartë që nuk kishte pranuar rekursin e Rexhepit.

Dritan Rexhepi , i cili prej vitesh ndodhet i arrestuar në Ekuador, është një ndër personat më të kërkuar nga policia shqiptare.

 Ai dyshohet si i përfshirë në trafikun e kokainës. Rexhepi ka qenë i dënuar në Itali, por u arratis nga burgjet e shtetit fqinj, për tu arratisur në Ekuador, ku u kap nga policia para 4 vitesh. Shqiptari i dënuar në Ekuador ka qenë në listën e më të kërkuarve në Spanjë, Britani, Belgjikë dhe Itali.

Tv Klan






Të ngjashme