Gjykata Kushtetuese seminar në dy vjetorin e miratimit të Kushtetutës – (24 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Dy vjetori i miratimit të Kushtetutës është kujtuar sot në një seminar të organizuar nga Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut, si edhe Gjykata Kushtetuese. Në këtë seminar merrnin pjesë përfaqësues nga gjykatat Kushtetuese, e Lartë dhe e Apelit, përfaqësues të qeverisë, si edhe të organeve të tjera të drejtësisë në vend.
Kryesisht është diskutuar mbi rrugën që ka ndjekur vendi ynë këto dy vjet duke pasur të miratuar Kushtetutën e tij. Në fjalën e vetë kryetari i Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu, e cilësoi si të rëndësishme këtë periudhë. Duhet patjetër përfundimi i ligjeve, për organet kushtetuese, ligjet për shpronësimet dhe konfiskimet, si edhe të përfundojnë detyrimet ligjore për institucionet në aktet normative./tvklan.al