Gjykata Kushtetuese shkarkon nga detyra presidenten
Gjykata Kushtetuese e Koresë Jugore formalisht ka shkarkuar nga detyra presidenten Park Geun-Hye, pasi ajo u përfshi në një skandal korruptiv, që e ka zhytur vendin në trazira.
Vendimi unanim i Gjykatës do të thotë se ajo mund të përballet me akuza kriminale. Ky vendim bën që 65-vjeçarja të bëhet liderja e parë e zgjedhur në mënyrë demokratike, të largohet nga posti i presidentit para përfundimit të mandatit.
Koreja e Jugut duhet të organizojë zgjedhje të reja brenda dy muajsh për të zgjedhur pasardhësin e Park.
Ajo vazhdimisht ka kërkuar falje për skandalin por ka mohuar se ka kryer ndonjë krim./ tvklan.al