Gjykata Kushtetuese shqyrton ankesat e gjyqtarëve ( 4 Tetor 1999)
Gjykata Kushtetuese filloi sot shqyrtimin e kërkesës së 59 gjyqtarëve 6 mujor, rikthimin e tyre në punë. Këta gjyqtarë janë pushuar automatikisht nga puna pasi nuk kanë pranuar të testohen në provimin profesional të Ministrisë së Drejtësisë dhe e Këshillit të Europës. Gjykata e Lartë dhe Kushtetuese prej disa muajsh ia përcjellin çeshtjen njëra -tjetrës për shkak të kompetencave në këtë çeshtje. Përfundimisht, sot Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim ankesën.
Avokati Mbrojtës e ka quajtur vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë si të padrejtë. Pala akuzuese që përbëhej nga përfaqësues të Këshillit të Ministrave, Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Gjykatës së Lartë e argumentoi përjashtimin nga puna të gjyqtarëve me pamjaftueshmërinë e tyre profesionale. 5 ditë pas seancës së sotme Gjykata Kushtetuese do të shpallë vendimin përfundimtar për këtë çeshtje./tvklan.al