Gjykata Kushtetuese zhvillon mbledhjen e parë
Pritet zgjedhja e drejtuesit dhe miratimi i kalendarit
Gjykata Kushtetuese po zhvillon sot mbledhjen e saj të parë pas ringritjes në muajin Dhjetor.
7 anëtarët e gjykatës pritet të zgjedhin me shumicë votash kryetarin e saj, detyrë që deri tani e ka ushtruar Vitore Tusha.
Kryetari ka një mandat 3-vjeçar. Pritet që trupa gjykuese të përcaktojë edhe një kalendar për çështjet që presin prej gati 3 vitesh për një vendim.
Mes çështjeve më të rëndësishme janë atë të kryeministrit Rama për mosmarrëveshjet me Presidentin Ilir Meta për emërimin dhe shkarkimin e ministrave.
Një tjetër ankesë është edhe padia e kryetares së Bashkisë së Shkodrës për vlefshmërinë e zgjedhjeve të 30 Qershorit të 2019-ës.
Një çështje me interes është edhe padia e Presidentit të Republikës për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Tv Klan