Gjykata lë në burg Gentjan Manajn
Arresti i tij, për llogari të operacionit “Los Blancos”
Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg me afat 40 ditë Gentian Manajn, i arrestuar në Tiranë për llogari të operacionit ndërkombëtar “Los Blancos”, ku u arrestuan 30 persona.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan 5 persona në Shqipëri ndërsa 5 shtetas shqiptarë jashtë vendit. Ndalimi i Manaj u bë për llogari të autoriteteve italiane me qëllim ekstradimin.
Vendimi i togave të zeza është dhënë me afat për shkak se pritet të mbërrijnë nga Italia fashikujt e dosjes dhe më pas pritet ekstradimi i tij drejt vendit fqinj.
Tv Klan