Gjykata lë në burg Vladimir Gjutën


Gjykata lë në burg Vladimir Gjutën

15:25 22/06/2016

Gjykata e Tiranës la në arrest me burg Vladimir Gjutën, i cili doli para gjyqtarit nën akuzat e ngritura nga Prokuroria për dhunë në familje ndaj babait të tij dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.

36-vjeçari nuk i ka pranuar akuzat, ndërsa avokati i tij kërkoj një masë më të butë, atë të trajtimit mjekësor që nuk u mor parasysh.

78-vjeçari Ferit Gjuta babai i Vladimirit kishte ardhur në gjykatë dhe pas seancës deklaroi për mediat se akuzat ndaj djalit të tij janë të stisura dhe se asnjëherë nuk është dhunuar prej tij.

Ai sqaroi se e kishte njoftuar policinë vetëm për ta përcjellë Vladimirin drejt banesës së tij në Sauk, ku duhet të rrinte nën masën arrest shtëpie.

Edhe vëllai i tij mban të njëjtin qëndrim.

Policia e Tiranës dy ditë më parë njoftoj se kishte arrestuar Vladimir Gjutën nën akuzën e dhunës në familje dhe thyerjes së arrestit të shtëpisë së vendosur nga gjykata.

Vladimir Gjuta u arrestua Qershorin e vitit të kaluar, nën akuzën e organizatorit   të vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Por më 5 Maj u lirua nga burgu  për mungesë provash. Ai vuajti një dënim vetëm për armëmbajtje pa leje derisa u lirua në arrest shtëpie.

Tv Klan






Të ngjashme