Gjykata liron Drejtorin e Tatimeve të Shkodrës


Gjykata liron Drejtorin e Tatimeve të Shkodrës

11:52 17/06/2016

Pasi e ka vlerësuar të paligjshëm arrestimin, Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur të lirojë nga burgu Drejtorin e Tatimeve, Hysen Hysaj.

Trupi gjykues ka ndryshuar masën e sigurisë, nga arrest me burg, në detyrim paraqitje, si dhe ndalim i daljes jashtë Shqipërisë.

Hysaj akuzohet nga Prokuroria për shpërdorim detyre.

Sipas akuzës, ai ka favorizuar një biznes duke lejuar dhënien në mënyrë të paligjshme të TVSH -së, në masën e 10 milionë lekëve, pasi administatori i kësaj kompanie rezulton të jetë nipi i Hysajt.

Avokatët e tij janë mbrojtur me faktin se kjo procedurë nuk është në kompetencën e Drejtorit të Tatimeve.

Prokuroria pritet ta apelojë vendimin e Gjykatës, pasi pretendon se arrestimi është i ligjshëm.

Tv Klan






Të ngjashme