Gjykata liron përdhunuesin e vajzës 12-vjeçare
Një vajzë e mitur ka marrë guximin që të flasë për historinë më tragjike të jetës, pasi gjykata la të lirë përdhunuesin e saj. Catherine tashmë 14 vjeç, ishte 12 vjeç kur u përdhunua nga Daniel Cieslak 21 vjeç, në atë kohë 19 vjeç.
Ky i fundit u la i lirë pasi para trupës gjykuese hodhi poshtë akuzat për përdhunim dhe pretendoi se vajza ishte “pjesëmarrëse aktive” në seks me të. Ka qëndruar e heshtur deri më tani, por vajza ka vendosur që të flasë përmes një letre të botuar në mediat skoceze me lejen e mamasë së saj. Ajo thotë se ka qenë pa ndjenja kur u përdhunua, ndryshe nga sa pretendon 21-vjeçari.
“Unë isha në dhomën e ndjenjes atë natë, më kujtohet kur më kapi dhe pastaj u zgjova në një shtrat. Para se të ndodhte kjo, kam pasur një buzëqeshje në fytyrë. Tani vuaj nga ankthi, depresioni, marr ilaçe. Jam përpjekur edhe të bëj vetëvrasje. Kur ai u shpall fajtor, nuk kisha pse të shkoja në gjykatë. Familja ime dhe unë fituam. Më pas ai u la i lirë. Unë u shkatërrova”,
shkruan ndër të tjera vajza në letrën e saj.
Djali u la i lirë pasi gënjeu në gjykatë për moshën e vajzës duke thënë se mendonte që vajza ishte 16 vjeç dhe shtoi se ajo kreu marrëdhënie me dëshirë, duke përfituar edhe nga mosparaqitja asnjëherë në gjykatë e 14-vjeçare. Por, vajza Catherine thotë se Daniel gënjen për moshën dhe para se kryente marrëdhënie pa dëshirën e saj, po e dehte me vodka.
/tvklan.al