Gjykata në Gjermani kundër qytetarëve, u mohon të drejtën e protestës gjatë pandemisë

Foto nga një protest në Gjermani

Gjykata në Gjermani kundër qytetarëve, u mohon të drejtën e protestës gjatë pandemisë

12:42 05/12/2020

Gjykata e Lartë në Gjermani ka marrë sot vendimin për të ndaluar tubimet gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19.  Më herët dhe gjykatat e tjera kishin mohuar lejen për protestë, e cila ishte kërkuar një një qytetarësh nga Bremen që janë kundër bllokimit të vendit.

Sipas organizatorëve parashikohej që në protestën e sotme të merrnin pjesë më shumë se 20 mijë qytetarë, por një gjë e tillë është ndaluar nga gjykatat.

Gjatë muajit të kaluar në shumë qytete në Gjermani ka pasur shumë protesta, por policia i ka shpërndarë ato duke përdorur dhunë, ujë e gaz lotsjellës.

Shumica e gjermanëve pranojnë bllokimin e dytë të vendit, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, por një pjesë tjetër shprehen skeptik për masat ndaj dhe kanë organizuar protesta.

Kreu i agjencisë së shëndetit publik gjerman pak ditë më parë u shpreh se suksesi i vendit në trajtimin e valës së parë të pandemisë së koronavirusit në Mars dhe Prill bëri që shumë qytetarë të dyshonin dhe në ekzistencën e COVID, ndaj dhe po bëhen protesta.

Gjermania javët e fundit është duke përjetuar valën e dytë të COVID dhe rastet e reja shtohen me mijëra në ditë./tvklan.al






Të ngjashme