Gjykata në Pejë liron një person që akuzohej për krime lufte
Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka liruar nga të gjitha akuzat të pandehurin M.Z., ndaj të cilit rëndonin akuza për krime lufte.
“I pandehuri M.Z. u lirua nga aktakuza se gjatë periudhës qershor – korrik 1998, në fshatin Dush, Komuna Klinë, aktivisht mori pjesë në grupin që ishte organizuar për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës, me çka kishte për të kryer vepër penale”
, është thënë në njoftim.
Aty është përmendur se nuk ka pasur fakte për të provuar veprën penale me të cilën është akuzuar i pandehuri.
Si rezultat atij tani i është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak./REL