Gjykata nuk i kthen kursimet Enkeleida Hoxhës
Ish-gjyqtarja akuzohet nga SPAK për korrupsion
Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e ish gjyqtares Enkeleida Hoxha për kthimin e vlerës monetare të sekuestruar në banesën e saj gjatë kontrollit pas arrestimit.
Mbrojtja argumentoi se vlerat monetare janë kursime dhe pension i prindërve, ndërsa Prokuroria kërkoi rrëzimin e kërkesës.
SPAK akuzon ish-gjyqtaren e Krujës se është e përfshirë në një skemë korruptive të lirimit të të burgosurve.
Tv Klan