Gjykata nuk pranon të lirojë nga burgu Orest Sotën


Gjykata nuk pranon të lirojë nga burgu Orest Sotën

12:08 26/12/2017

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg Orest Sotën, i cili u kap me 863 mijë Euro në makinën e tij.

ABC News raporton se trupa gjykuese nuk pranoi kërkesën për të zëvendësuar masën e sigurisë “arrest me burg” të bërë nga avokati i tij mbrojtës, i cili kërkoi një masë më lehtësuese. 

Pala mbrojtëse pretendon se biznesmeni 25-vjeçar mbahet padrejtësisht në burg dhe ndaj tij nuk ka prova të mjaftueshme.

Orest Sota u arrestua në Nëntor në Elbasan, pasi në automjet iu gjetën 863 mijë Euro dhe dy patenta skafi të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas avokatit Fatmir Braka, shuma e parave janë të justifikuara dhe i përkasin të atit të Orest Sotës. 

/tvklan.al






Të ngjashme