Gjykata sekuestron 8 milionë euro pasuri të ish –administratorit të DIA, Kastriot Ismailajt


Gjykata sekuestron 8 milionë euro pasuri të ish –administratorit të DIA, Kastriot Ismailajt

15:00 21/06/2016

Gjykata e Tiranës ka urdhëruar sekuestrimin e pasurisë në vlerën e 8 milionë eurove të Kastriot Ismailaj. Vendimi i togave të zeza vjen pas padisë së bërë nga OSHEE-ja ndaj biznesmenit, ku kërkonte shpërblimin për dëmin e shkaktuar kompanisë në aferën CEZ-DIA.

Trupi gjykues, kryesuar nga Artur Gaxhi, ka pranuar kërkesën e juristëve të OSHEE-së duke urdhëruar sekuestron e 8 milionë eurove, mbi të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme si dhe të gjitha llogaritë bankare në emër të 52-vjeçarit Ismailaj.

OSHEE kishte kërkuar të ishte palë në procesin në ngarkim të biznesmenit, që po zhvillohet në Gjykatën Penale të Tiranës, ku akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda.

Por kjo kërkesa u rrëzua. Për këtë OSHEE vendosi ta padisë civilisht Ismailaj, ku kërkoi 8 milion euro dëmshpërblim.

Ndërkohë dy muaj më parë, Gjykata për Krimet e Rënda vendosi të sekuestrojë 5 milionë dollarë të biznesmenit dhe familjarëve të tij, pas dyshimeve se kishin ardhur nga aktiviteti kriminal.

TV KLAN

 






Të ngjashme