Gjykata shtyn vendimin për “Valbonën”, banorët përplasen me ndërtuesit


Gjykata shtyn vendimin për “Valbonën”, banorët përplasen me ndërtuesit

22:44 01/11/2017

Gjykata e Tiranës nuk dha dot një vendim për ndërtimin ose jo të hidrocentraleve në Parkun Kombëtar të Valbonës. Por kjo nuk i ka shmangur konfliktet midis banorëve të zonës dhe përfaqësuesve të firmës së ndërtimit, që vazhduan edhe jashtë dyerve të gjykatës deri në konfrontime fizike.

Qytetarë të shumtë kishin ardhur nga Valbona për të ndjekur nga afër seancën gjyqësore.

Ambientalistët e kundërshtojnë këtë projekt, duke thënë se ndërtimi i hidrocentraleve në Lumin e Valbonës po shkatërron Parkun Kombëtar.

Për t’ju treguar shqiptarëve që Valbona është një pasuri kombëtare që duhet mbrojtur me çdo kusht, kishte ardhur edhe kjo shtetase amerikane, e cila me lot në sy tregonte fotot e shkatërrimit të Valbonës.

Mbetet për t’u parë së çfarë vendimi do të marrë Gjykata për këtë çështje në datën 3 nëntor.

Klan Plus






Të ngjashme