Gjykata turke jep vendimin përfundimtar për “Polat”-in


Gjykata turke jep vendimin përfundimtar për “Polat”-in

14:51 07/02/2017

Një gjykatë turke ka liruar nga të gjitha akuzat dhe ka shpallur të pafajshëm të martën aktorin e njohur turk, Necati Sasmaz, i njohur për rolin e Polat Alemdarit në serialin “Lugina e Ujqërve”.

Në muajin maj, Necati Sasmaz dhe ortaku i tij në kompaninë e produksionit “Pana Film”, Mehmet Canpolat, aplikuan për të marrë patentën për një serial të quajtur “Lugina e Ujqerve Grushti (i shtetit)”.

“Hurriyet” shkruan se fakti që aplikimi për patentë ishte bërë para se të zhvillohej tentativa për grusht shteti në Turqi më 15 Korrik bëri Prokuroria e Stambollit të dyshojnë mos aktori i njohur kishte lidhje me Organizatën Terroriste Gyleniste (FETO) dhe se mos kishte pasur informacione mbi grushtin e shtetit.

Në dëshminë e tij, Necati Sasmaz, mohoi çdo lidhje me ta dhe tha se serialin e ri e kishin menduar të strukturuar në 100 seri. Aplikimi për patentë ishte bërë vetëm për të ruajtur markën, tha ai. 

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Stambollit tha se nuk kishte gjetur asnjë  ngjashmëri mes ngjarjeve të skenarit dhe atyre reale që ndodhën me 15 Korrik, e madje heroi i skenarit luftonte ndaj organizatës paralele, kështu që u vendos që dy ortakët të shpallen të pafajshëm.

Hetimet kanë sjellë telashe të mëdha për aktorin, i cili ka ndërprerë edhe xhirimet e serialit “Lugina e Ujqërve”, që vazhdon që prej vitit 2003 në Turqi. /tvklan.al






Të ngjashme