Gjykata urdhëron që të fiken aparaturat që mbajnë në jetë policin në koma


Gjykata urdhëron që të fiken aparaturat që mbajnë në jetë policin në koma

17:45 20/12/2016

Një gjykatës i Court of Protection ka urdhëruar që të fiken aparaturat që mbajnë në jetë policin në koma.

Lindsey Briggs, gruaja e policit në një deklaratë kontroversale i kishte kërkuar Gjykatës së Lartë që t’ia fikte aparaturat burrit të saj në koma, duke thënë se as ai nuk do kishte dashur të vazhdonte në atë gjendje.

2

Doktorët në spitalin e Liverpulit ku është shtruar polici Paul Briggs thanë se do ishte diçka e gabuar që atij t’i ndërpritej mjekimi sepse ishte “i ndërgjegjshëm në një gjendje minimaliste” dhe jo “në një gjendje vegjetative”, ku nuk kishte mundësi shërimi.

43-vjeçari pësoi një dëmtim në tru gjatë një aksidenti të tmerrshëm ku një makinë e u përplas me motoçikletën e tij./tvklan.al

 

 





Të ngjashme