Gjykata vendos për çeshtjen Gjallica (7 Qershor 2000)


Gjykata vendos për çeshtjen Gjallica (7 Qershor 2000)

15:55 07/06/2000

Avokati i ish presidentes së Gjallicës Shemsie Kadria ka kërkuar sot në procesin gjyqësor që të pushojë gykimin ndaj klientes së tij. Njëri nga dy nenet në të cilën mbështetet akuza sipas avokatit Shefqet Muçi është amnistuar gjatë vitit 1997 kështu që procesi me një akuzë të tillë nuk duhej të kishte filluar është shprehur avokati.

Të njëjtën pretendim pas kërkesës zyrtare të avokatit të ish presidentes së Gjallicës kanë mbështetur dhe avokatët Pëllumbi dhe Haxhia përkatësisht avokatë të Fitim Gërxhalliut dhe Gani Kadrisë. Ndaj të treve është ngritur akuza mashtrim dhe pjesëmarrje në organizata kriminale. Kundër pretendimit të avokatëve është përgjigjur përfaqësuesi i akuzës Bilbil Meta.

Pasi është njohur me kërkesën e avokatëve dhe pretendimin e prokurorëve trupi gjykues kryesuar nga Sokol Kolçomo do të vendosë në fund të procesit gjyqësor nëse vepra për të cilën akuzohen drejtuesit e ish firmës Gjallica është e amnistuar. Seanca e sotme është vijuar me njohjes e dokumenteve me akt ekspertize./tvklan.al






Të ngjashme