Gjykim i ndarë për të arrestuarit e ngjarjeve të Tropojës – (23 Janar 2001)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2001
11 të akuzuar për ngjarjet e 28 Nëntorit të vitit të kaluar në Tropojë, do të gjykohen të ndarë në dy grupe. 6 prej tyre janë të arrestuar, ndërsa të tjerët janë në kërkim. Dy ditët e fundit për këtë çështje u arrestua dhe kryetari i PD së Tropojës Azgan Haklaj dhe një ish-ushtarak. Të dy këta persona, akuzohen si organizatorë të veprimeve të dhunshme ndaj institucioneve shtetërore. Lidhur me këto arrestime, anëtarë dhe simpatizantë të PD të bajram Currit, sot kanë protestuar në shesh për lirimin e të arrestuarve. Ndërsa punonjësit e administratës së rrethit ndërprenë punën për tre orë në shenjë proteste./tvklan.al