Gjyqi 14 Shtatorit – (29 Korrik 1999)
Arkiva – Tv Klan 1999
Bashkohen dy dosje gjyqësore të 14 Shtatorit. Sot me vendimin e gjyqtarit Genti Sinani çështja gjyqësore e 14 Shtatorit 2, ku gjykohet krahu i armatosur i atyre ngjarjeve i bashkangjitet çështjes tjetër të 14 Shtatorit ku bën pjesë lideri i Legalitetit Ekrem Spahia. Nesër në Gjykatën e Faktit tashmë do të jenë të dyja grupet të bashkuara në një që do ti nënshtrohen gjykimit.
Kërkesa për bashkimin e dy dosjeve ishte e avokatëve mbrojtës. Edhe pse prokurori i çështjes Stiliano Bandilli nuk e pranoi bashkimin e dy dosjeve ka menduar ndryshe trupi gjykues që vendosi bashkimin e më shumë se 20 të pandehurve të 14 Shtatorit në një bankë.
Avokatët mbrojtës kërkuan gjithashtu ndryshimin e masës së sigurisë për disa të pandehur por kjo u hodh posht nga gjyqtari, duke i lënë në qelitë e burgut të gjithë të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme më 14 Shtator. Bashkimi i dy grupeve të 14 Shtatorit duke u nisur nga numri i madh i të pandehurve, por dhe i dëshmimtarëve kërkon një sallë më të madhe si dhe formimin e një grupi tjetër gjyqtarësh./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj