Gjyqi 14 Shtatorit, grupi 2 (13 Shtator 1999)


Gjyqi 14 Shtatorit, grupi 2 (13 Shtator 1999)

11:19 13/09/1999

Presidenti i Republikës ishte për një zgjidhje politike, kështu ka dëshmuar këshilltari i Rexhep Mejdanit, zoti Preç Zogaj në seancën e sotme gjyqësore për protestën e 14 Shtatorit në grupin e dytë të akuzuarve. Ai ishte thirrur dhe më parë për të dëshmuar por ishte me shërbime jashtë shtetit. Zogaj është përpjekur të organizojë homazhet presidenciale për tek trupi i deputetit të vrarë Hajdari.

Thirrja e kështilltarit Pollo kishte qënë një jo kategorike por Zogaj kishte organizuar dhe takimet e Presidentit me partitë e koalicionit qeveritar dhe atyre të opozitës ditën e 13 Shtatorit. Takimet me opozitën kryetari Majko i kishte kërkuar kohë për situatën e krijuar gjatë atyre ditëve.

Ditën e kryengritjes së armatosur, Zogaj ka dëshmuar se ka qënë gjithë ditën në punë vetëm një shkëputje gjatë drekës po ashtu si dhe Presidenti Mejdani. Zogaj është këshilltari i dytë i kreut të shtetit që dëshmon pas kolegut Nazarko. Procesi për grupin e 2 të akuzuarve vazhdon me pyetjen e dëshmitarëve në kohën kur gjytarët do të paraqesin provat filmike për të vërtetuar akuzën sipas nenit 221 të kodit penal./tvklan.al






Të ngjashme