Gjyqi 14 Shtatorit, provat – (7 Shtator 1999)


Gjyqi 14 Shtatorit, provat – (7 Shtator 1999)

10:15 07/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Prova dhe kaseta të reja filmike sot në gjyqin e 14 Shtatorit. Pamje të protestuesve në bulevard në 13 dhe 14 Shtator. Prokurorët e çështjes sot u morën më shumë me zënien e ambjenteve të TVSH nga ana e protestuesve. Organi i akuzës edhe sot pohoi se në krye të tyrë ishte Ekrem Spahia lideri i Legalitetit.

Në ekran më pas kanë dalë disa personalitete të politikës dhe gazetarë, të cilët në TVSH atë ditë bënë thirrje për rikthimin e normalitetit dhe uljen e armëve. Perikli Teta, Paskal Milo, Luan Hajdaraga, Ardian Klosi, Edi Rama si dhe mesazhi i Presidentit Mejdani fjalët e të cilëve u paraqiten si dëshmi e asaj dite. Një nga avokatët mbrojtës të Ekrem Spahisë pranoi se atë ditë Televizioni Shtetëror ka dhënë lajme ashti si ju ka interesiuar atyre që e kishin në dorë.

Vetëm dy minuta është ndjerë i lirë Televizioni Shteteror me 14 Shtator, tha avokati mbrojtës, dhe kjo ndodhi kur Aleksandër Frangaj u ka bërë thirrje gazetarëve të Televizionit të rikthehen në vendet e tyre të punës. Gjithshka tjetër është lojë politike u shpreh mbrojtja, e cila nuk rëndon mbi organizatorët e vërtetë por mbi klientët e tyre të cilët ata i deklarojnë të pa fajshëm./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme