Gjyqi i 14 Shtatorit – (03 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Nën drejtimin e gjykatësit Sokol Pashku dhe ndihmës gjyqtarëve Agron Zhukri dhe Midi Bici, u hap seanca e dytë gjyqësore kundër të akuzuarve për ngjarjet e 14 Shtatorit. Janë gjithsej 13 të akuzuar, 6 prej të cilëve gjykohen në gjendje të lirë.
Në seancën e sotme gjyqësore pala akuzuese ka paraqitur akuzën për kryengritje të armatosur dhe përmbysje të pushtetit me dhunë. Gjatë kësaj seance mbrojtja ka paraqitur kërkesat e saj për dëshmimtar si dhe për prova konkrete nga ana e ekspertizës.
Në fund të kësaj seance u mor vendimi për plotësimin e të gjitha kërkesave të bëra nga pala mbrojtëse. Gjithashtu u pranuan dhe kërkesat e palës akuzuese për paraqitjen e një sërë dëshmimtarëve. Ndër dëshmimtarët që do të paraqiten në seancat e ardhshme gjyqësore do të jetë edhe ish-kryeministri Fatos Nano./tvklan.al