Gjyqi i 14 Shtatorit – (10 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Procesi i 14 Shtatorit duket se do të përfundoj në Gjykatën e Faktit të Tiranës para 20 Shtatorit, ditës limit të gjykimit në arrest burgu për të akuzuarit. Avokatët e të pandehurit kanë hedhur sot posht kategorikisht akuzat ndaj tyre në seancën gjyqësore të procesit të 14 Shtatorit për grupin e parë.
Kjo ka qenë linja e ndjekur legalisht në grupin ku bënë pjesë lideri legalist Ekrem Spahia, Sali Shehu, Antoneta Malaj, etj. Në fjalën e saj mbrojtëse ish-nëndrejtoresha e TVSH, ka kërkuar që përveç shfaqes në internet të provave filmike nga prokuroria me të cilën ata akuzohen të futen edhe dëshmitë e tyre mbrojtëse në sallën e gjyqit.
Në deklarimet e tyre pretendohet se ata e kanë ruajtur institucionin ditën e 13 dhe 14 Shtatorit, të cilat u braktisën totalisht nga shteti dhe nuk kanë organizuar e marrë pjesë në asnjë kryengritje të armatosur. Ata kanë deklaruar se provat e paraqitura nga prokuroria janë të pamjaftueshme për të vërtetuar akuzat sipas nenit 221 të kodit në fuqi të procedurës penale.
Pas këtyre komenteve është vazhduar me shfaqen e provave të tjera filmike Në përfundim të administrimit të provave është radha e prokurorëve për të kërkuar masën e dënimit për 13 të akuzuarve./tvklan.al