Gjyqi i 14 Shtatorit – (11 Qershor 1999)


Gjyqi i 14 Shtatorit – (11 Qershor 1999)

23:37 11/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ka vazhduar dhe sot procesi kundër 13 të pandehurve që akuzohen për kryengritje të armatosur dhe marrje të pushtetit me dhunë më datë 14 Shtator. Në këtë proces për herë të parë kanë dëshmuar dëshmimtar të thirrur nga pala akuzuese. Ata ishin Ilia Nasi ish-shefi i rendit të Tiranës dhe Fadil Canaj ish-drejtor i policisë Tiranë.

Sipas shefit të rendit Ilia Nasi më datë 14 Shtator policia shqiptare ka kryer më sëmiri detyrën e saj. Sipas tij ajo ka bërë ç’është e mundur që të mbante rendin në kryeqytet. Megjithatë gjatë dëshmisë së tij shefi i rendit Tiranë nuk ka përmendur emra konkret të cilët mund të akuzohen si autorë të kryengritjes. Ndërkohë procesi gjyqsor i 14 Shtatorit vazhdon me pyetjet e dëshmimtarëve./tvklan.al






Të ngjashme