Gjyqi i 14 Shtatorit – (14 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Rikujtohen minutë pas minute ngjarjet e një viti më parë. Sekuencat filmike të 14 Shtatorit të vitit të shkuar kanë vazhduar të shfaqen edhe sot në seancën gjyqësore për procesi në fjalë, për grupin e parë të të akuzuarve. Kanë qenë mjaft sekuenca të sulmit ndaj kryeministrisë, ku prokurorët kanë komentuar për të arrestuarit në këtë proces, për të pandehurit e procesit të dytë dhe për disa persona që ishin shpallur në kërkim.
Aty dukeshin qartë njërëz të armatosur të cilët më pas ishin fiksuar kur kanë rrëmbyer tanket e gardës së republikës sipas akuzës. Janë shfaqur dëmtimet që i ishin bërë godinës së kryeministrisë etj. Në një nga kasetat e shfaqura dëgjoheshin qartë thirrjet hakmarrje, hakmarrje.
Në një nga sekuencat pikërisht në shkallët hyrëse të godinës së TVSH është dukur qartë i armatosur me një automatik kallashnikov, ish-truproja e ish-presidentit Sali Berisha, Izet Haxhia. Me provat filmike të paraqitura nga ana e organit të akuzës, prokurorisë, procesi po i drejtohet fundit të tij pasi po mbaron afati 6-mujor në arrest për një pjesë të të akuzuarve mes të cilëve është dhe lideri legalist Ekrem Spahia./tvklan.al