Gjyqi i 14 Shtatorit (2 Dhjetor 1999)


Gjyqi i 14 Shtatorit (2 Dhjetor 1999)

14:40 02/12/1999

Ndryshim për masë arresti edhe për tëpandehurit e dosjes së dytë të 14 Shtatorit. Sot trupi gjykues i çeshtjes së dosjes së dytë të 14 Shtatorit i kryesuar nga Genc Sinani ka vendosur që 5 të pandehur që gjykoheshin në arrest shtëpie të lirohen nga kjo masë dhe janë të detyruar të paraqiten në çdo seancë gjyqësore. Ndërsa për 5 të pandehurit që gjykoheshin në paraburgim është vendosur masa e arrestit në shtëpi.

Në këtë mënyrë të gjithë të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në kryengritjen e armatosur të 14 Shtatorit, sipas Prokurorisë gjykohen tashmë ose në gjendje të lirë ose në arrest shtëpie. Pala mbrojtëse ka ripërsëritur kërkesën për ndryshimin e masës së arrestit pasi sipas tyre kishin përfunduar afatet ligjore për mbajtjen e të pandehurvenë paraburgim dhe arrst shtëpie. Ndërkohë kanë filluar dhe shfaqjet filmike për ngjarjet e vjeshtës së shkuar të cilat akuzohen këta të pandehur. Seanca e ardhshme për këtë çeshtje do të zhvillohet me 9 Dhjetor.

Po sot është zhvilluar seanca e radhës për procesin në ngarkim të Gazmend Brakës dhe Alfred Nebiut të njohur si Gaxhai dhe Kakami dhe disa të tjerëve. Sot nuk u paraqit njëri prej avokatëve mbrojtës ndaj prokurori i çeshtjes kërkoi shtyrjen e seancës. Por kjo kërkesë nuk është pranuar nga trupi gjykues i çeshtjes i kryesuar nga Gjin Gjoni. Është kërkuar thirrja e dëshmitarëve të cilët nuk janë paraqitur në këtë proces ndaj është vendosur shtyrja e seancës për ditën e enjte./tvklan.al






Të ngjashme