Gjyqi i 14 Shtatorit – (24 Qershor 1999)


Gjyqi i 14 Shtatorit – (24 Qershor 1999)

18:36 24/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ka filluar me tre orë vonesë seanca gjyqësore kundër dhjetë personave të cilët akuzohen për kryengritje të armatosur më datë 14 Shtator, në bazë të nenit 221. Këta të akuzuar janë grupi i dytë pas 13 të parëve mbi të cilët rëndon e njëjta akuzë dhe seanca gjyqësore ka filluar kohë më parë.

Të dhjetë të pandehurit të kësaj seance e cila drejtohet nga Genc Sinani, me ndihmës gjyqtar Arben Konstandinin dhe Dritan Brozin dhe prokuror Petrit Hysin dhe Siljan Bandilli janë: Qamil Dyberi, Ahmet Metaliaj, Cen Doçi, Gëzim Gjorkea, Uk Gjonkea, Bajram Martini, Bajram Hidri, Muharrem Boshnjaku etj.

Pesë nga të akuzuarit gjykohen në arrest burgu ndërsa pesë të tjerë në gjendje të lirë. Në seancën e sotme të gjyqit u paraqitën vetëm gjashtë prej tyre. Me kërkesë të mbrojtjes kjo seancë gjyqësore u shty pasi u la kohë për thirrjen e të pandehurve. Seanca tjetër do të zhvillohet më 1 Korrik./tvklan.al






Të ngjashme