Gjyqi i 14 Shtatorit (30 Shtator 1999)
“ Nuk kam parë gjë por kam dëgjuar të shtëna”. Ky ka qënë thelbi i dëshmisë i punonjësit të Gardës së Republikës Vangjel Ziu në seancën e sotme gjyqësore për procesin e tejzgjatur të 14 Shtatorit për grupin e dytë të të akuzuarve.
Gardisti Ziu ka treguar për datat 13 dhe 14 Shtator në të cilat ai është gjendur në godinat e kryeministrisë me shërbim. Ai ka përshkruar veprimet e punonjësve të Gardës dhe truprojave të ministrave paraditen e 14 Shtatorit kur turmat kanë goditur Kryeministinë nga prapa dhe për shkëmbimin e zjarrit mes dy palëve. Ziu është plagosur të nesërmen, në ditën e dytë të dhunës të ushtruar ndaj institucioneve.
Ajo që ka bërë më shumë përshtypje në seancën e sotme kanë qënë pyetjet e shumta të gjyqtarit Artan Broci madje dhe vetë avokatët e të pandehurve nuk e kanë bombarduar kaq shumë gardistin Ziu me pyetje. Ky i fundit ka qënë dëshmitari i vetëm i cili është parë të paraqitet në dyert e Gjyktës së Faktit të Tiranës./tvklan.al