Gjyqi i Altin Dardhës – (16 Shkurt 1999)


Gjyqi i Altin Dardhës – (16 Shkurt 1999)

10:04 16/02/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Banda e Pusit të Mezinit është ulur sot sërish në bankën e të akuzuarve. Sot kanë vazhduar të deshmonin dëshmitarët të thirrur nga akuza. Një dëshmitar i ardhur nga qyteti i Vlorës ka dëshmuar rreth një vrasje për të cilën prokurorët kanë akuzuar anëtarët e kësaj bande. Në dëshminë e tij dëshmimtari mohoi akuzat duke mos thënë asgjë për të pandehurin. Seanca e ardhshme do të vazhdojë përsëri me dëgjimin e dëshmitarëve.

Nuk tërhiqemi nga pretenca. Sot prokurorët e çështjes së bashkëpunëtorëve të Altin Dardhës kanë përsëritur kërkesën e tyre për 25 vjet burg për secilin të pandehur. Avokati mbrojtes në seancën e kaluar ngulmonte që klientët e tij nuk janë vrasës dhe bashkëpunëtorë te Altin Dardhës. Sipas tij ata jo vetëm që nuk kanë kryer asnjë lloj krimi po kanë qenë vetë viktima të Altin Dardhës. Megjithatë prokurorët kanë lënë në fuqi pretencën e mëparshme.

Ditën e henë gjyqtari i çështjes Shaqir Hasani do të formulojë vendimin përfundimtar të drejtësisë mbi dënimin e bashkëpunëtorëve të Altin Dardhës./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme