Gjyqi i Altin Dardhës – (22 Shkurt 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Lirohen në sallën e gjyqit sot në seancën e gjyqit. Sot në seancën e fundit gjyqsore ndaj dy shtetasve të akuzuar nga prokuroria si bashkëpuntor të shumëpërfolurit Altin Dardha, gjyqtari Shaqir Hasani ka vendosur çlirimin e akuzave për ta dhe dhënien e pafajsisë.
Dy prokurorët kanë kërkuar në pretencën e tyre nga 25 vjet burg për secilin të akuzuar, pasi sipas tyre ata kanë marrë pjesë në bandën e Altin Dardhës. Por nuk është bindur trupi gjykues i drejtuar nga Shaqir Hasani, i cili sot ka firmosur heqjen e prangave të dy të rinjve.
Avokatët e të pandehurve në mbrojtjen e tyre patën theksuar se klientët e tyre kanë qenë viktima të Dardhës dhe jo bashkëpuntor të tij. Me vendimin e gjykatës së Faktit për lirimin e dy të rinjve të akuzuar si anëtar të bandës së Altin Dardhës merr fund dhe njëra nga dosjet më të përfolura të ngjarjev të ’97.
Pas shumë muajsh paraburgim të burgut 313, dy beratasit e akuzuar si autorë të mjaft vrasjeve dhe krimeve të tjerë në bashkëpunim janë nisur të lirë në qytetin e tyre./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj