Gjyqi i Ekrem Spahisë – (10 Shkurt 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Revoltë në gjyqin e Ekrem Spahisë. Në ditën që do të bëhej revokimi i masës së arrestit ndaj udhëheqësit legalist, prokurorët Ylli Bedalli dhe Nasip Naço, kanë kërkuar largimin nga gjykimi i çështjes të kryegjyqtarit Shaqir Hasanaj. Ai është akuzuar si pjesmarrës në revoltat e legalistëve të udhëhequr nga Leka Zogu. Në këto momente ka shpërthyer revolta e Spahisë.
Ekrem Spahia:- “Ju lutem prokuror, prokuror të Enver Hoxhës. Ju kërkoni vetëm Aranit Çelën që të dënohem unë. Ata që na kanë dënuar 50-vjet”.
Dy prokurorët edhe pas mbarimit të gjyqit kanë qëndruar për mëse një orë në mjediset e gjykatës nga frika e kërcënimeve të lëgalistëve. Edhe pas kësaj séance gjyqsore Ekrem Spahia do të vazhdoj të qëndroj në burg./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame