Gjyqi i Fatos Nanos ( 4 Tetor 1999)


Gjyqi i Fatos Nanos ( 4 Tetor 1999)

14:04 04/10/1999

Kartela juridike e Fatos Nanos bëhet sot përsëri e bardhë që pas arrestimit më 30 Korrik të vitit 1993. Gjykata e Faktit të Tiranës i ka dhënë sot pafajësinë ish Kryeministrit Fatos Nano, nga akuzat për vjedhjen e ndihmave italiane në ’91 në favor të të tretëve dhe falsifikimit të dokumentave zyrtare.

Në këtë mënyrë ka përfunduar aventura e gjatë juridike me drejtësinë e katër herë e ish kryemiistrit të Shqipërisë në 10 vitet e fundit. Trupi gjykues i kryesuar nga Pajtim Hoxha pas pretencës së Prokurorit Ariston Puka ka shpallur vendimin për shfuqizimin e vendimit të 3 Prillit ’94 të po kësaj gjykate që ka fajësuar Fatos Nanon me 12 vjet heqje lirie.

Sipas avokatit Sanxhaku, dënimi i Nanos ka qënë politik.

Sanxhaku: Ka pasur motive të plota dhe bindëse se ka qënë një dënim politik. Këtë po ta nisësh që nga momenti i fillimit të arrestimit të tij dhe deri tani del më qartë ai konkluzioni që ne kemi arritur shumë shpejt se kemi qënë më pranë të vërtetës. Kjo është një kërkesë specifike që varet nga vetë Fatos Nano. Po nga takimet që kam pasur me të nuk ka lënë mëdyshje se s’do kërkohet, do kërkohet por sipas rregullave, sipas afateve të parashikuar nga ligji, ajo mund të kërkohet brenda dy vjetëve nga data që vendimi ka marrë formën e prerë. Kështu që pasi të argumentojmë në të vërtetë se sa është shkalla e dëmtimit të Fatos Nanos, pra ato gati 4 vjet që qëndroi në burg që të kemi një kërkesë të argumentuar, bazuar në prova, mos bëjmë edhe ne kërkesa të pa mbështetura dhe të pa argumentuara shkencërisht.

Vendimi i sotëm i ka dhënë Nanos dhe një kartë morale më shumë për vitet që ka drejtuar partinë nga burgu vetëm 5 ditë nga kongresit ku Nano është një nga kandidatët për drejtimin e Partisë Socialiste./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme