Gjyqi i Frroku, dëshmojnë motra dhe bashkëshortja e Lamajt
Gjyqi i Frroku, dëshmojnë motra dhe bashkëshortja e Lamajt
Shpërndaje
11:14 15/04/2014Në Gjykaten e Krimeve te Rënda në Tirane po mbahet seance e radhës në ngarkim të Arben Frrokut, i akuzuar per vrasjen e Komisarit të Policisë, Dritan Lamaj.Në seancën e sotme janë thirrur për të dhënë dëshmitë e tyre para trupit gjykues, Esmeralada Lamaj, e motra e komisarit te vrare, Anila Lamaj bashkeshortja e tij si edhe Redjana Meçe.Në dëshmitë e tyre Esmeralada Lamaj dhe Anila Lamaj kanë deklaruar se Dritan Lamaj nuk kishte konflikte me persona të tjerë por vetëm me Arben Frrokun.Ata thanë se komisari ruante veten dhe familjarët pas kërcënimeve që kishte marrë nga Arben Frroku me të cilin kishte edhe nje process gjyqësor të hapur.Dëshmitarët kanë folur edhe për ditën e ngjarjes dhe dijenine që kishin për vrasjen.Tv Klan