11:24 07/05/2014Në seancën e sotme gjyqësore ndaj biznesmenit, Arben Frroku, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit të policisë, Artan Lamaj, kanë munguar 5 dëshimtarë të thirrur nga akuza.Ky precedent është bërë shkak që prokurori Anton Martini të akuzojë strukturat e policisë së Tiranës për shkelje ligjore, pasi nuk kanë njoftuar dëshmitarët.“Drejtori i Policisë, Ardian Çipa të njoftohet për shkelje ligjore nga komisariatet, pasi policia e Tiranës nuk dërgon njoftimet tek dëshmitarët. Këto janë shkelje” – është shprehur prokurori, Martini. Ndërsa, i akuzuari Arben Frroku ka shprehur pakënaqësi për shtyrjen e njëpasnjëshme të seancave.Frroku është shprehur se: “Kanë kaluar 3 muaj dhe janë bërë vetëm 10 gjyqe. Afatet shtyhen kot dhe unë mbahem i sekuestruar këtu”.tvklan.al/M.S