Gjyqi i Gaxhait – (22 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Gazxhai del për herë të parë që pas kapjes së tij para drejtësisë. Sot gjyqtari Gjoni ka parë për herë të parë në bankën e të akuzuarve Gazmir Brrakaj i njohur me emrin Gaxhai. Procesi gjyqësor ndaj tij deri më sot kishte vazhduar në mungesë. Por sot gjyqtari Gjoni duke u nisur nga prezenca e Gaxhait në sallë ka ndryshuar në proces-verbal ndjekjen gjyqësore ndaj tij, nga mungesë në bankën e të akuzuarëve.
Gaxhai në bankë ka qenë i shoqëruar vetëm nga një i pandehur tjetër Robert Boraku i cili ndiqet në gjendje të lirë. Alfred Nebiu i njohur ndryshe Kakmi si dhe pesë të pandehur të tjerë nuk ishin të pranishëm nësallë duke u përfaqësuar nga avokatët e tyre.
Në fakt seanca e sotme ku për herë të parë gjyqtarët, prokurori Kalaja por dhe kamerat fiksonin të shumpërfolurin Gaxhai ishte thjesht një formalitet, pasi si gjyqtarët ashtu dhe prokurorët nuk u ngacmuan nga fakti që kishin në sallë të pandehurin Gaxhain.
Gaxhai i ulur para prokurorit të tij dhe gjyqtari Gjoni kërkoi të pyetej nga ata që seanca të mos shtyheshin kot. Por mesa duket sot prokurori Kalaja nuk kishte përgatitur ende për dialog me Gaxhain duke e lënë ende këtë të fundit në qetësi dhe duke e detyruar gjyqtarin e çështjes ta shtyj seancën. Gjithnjë i shoqëruar nga forcat e Briskut, Gazmir Brrakaj ose Gaxhai, që sot në mëngjes la qelitë e komisariatit të Durrësit, u shoqëruar për në burgun 313 në Tiranë ku do të pres dhe seancat e tjera gjyqsore./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj