Gjyqi i Leka Zogut (4 Gusht 1999)
Nuk kanë përfunduar telashet për pretendentin e fronit mbretëror shqiptar Leka Ahmet Zogu. Gjykata e Johanesburgut ka vendosur sot të shtyjë dënimin me kusht ndaj pasardhësit të Mbretit Zog deri me datën 8 Shtator ku do të jepet vendimi përfundimar për akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Sipas kësaj akuze Leka Zogu është arrestuar nga autoritetet policore të Afrikës së Jugut në Johanesburg me 5 Shkurt të këtij viti. Vetë ai ka deklaruar në seancat gyjqësore se 70 armët e disa llojeve të gjetura në shtëpinë e tij ndër to dhe armë trofe, janë pjesë e koleksionit të tij. Për Leka Zogun vazhdon një proces dhe në Gjykatën e Tiranës ku ai akuzohet për sulm me armë kundër institucioneve shtetërore.
Jeta e Leka Zogut vazhdon mes aventurave juridike dhe rrezikut të qeverisë dhe të ndërrimit të përkohshëm edhe në Afrikën e Jugut. Autoritetet nuk i kanë ripërtërirë atij lejeqëndrimin dhe i kanë hequr imunitetin diplomatik. Lideret e Partisë së Legalitetit kanë deklaruar se Leka mund të vijë për të jetuar pas kësaj në Shqipëri. Por për këtë duhet pritur vendimi i Gjykatës për çeshtjen e 3 Korrikut të vitit 1997./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego