Gjyqi i Monika Kryemadhit dhe “RD” – (19 Tetor 2000)


Gjyqi i Monika Kryemadhit dhe “RD” – (19 Tetor 2000)

14:26 19/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Është çelur sot procesi gjyqësor për padinë e Monika Kryemadhit, ndaj gazetës “Rilindja Demokratike”, për shpifje. Të dy palët si bashkëshortja e kryeministrit Meta dhe tre gazetarët e gazetës “RD”, u përfaqësuan në proces me avokatët e tyre. Në seancën e sotme drejtuar nga Kreshnik Omari, u pyet si dëshmitarë Adem Mancaku, vëllai i njërit nga personat e vdekur në guroren në Dajt, për të cilën “RD”, ka shkruar se është pronë e çiftit Meta.  

Dëshmitari u shpreh, se nuk ka biseduar me asnjë gazetar, madje edhe ai vetë do të hedh në gjyq gazetën, pasi kanë sajuar një intervistë, që nuk ekziston. Pas dëshmisë është bërë administrimi i provave të avokatit të Monikës, Syrja Dosti. Ndërsa avokati Enver Hysi, që përfaqëson palën e akuzuar ka deklaruar në seancë se për momentin nuk ka asnjë provë, për të hedhur akuzat ndaj tre gazetarëve të “RD”.

Ndërkohë në selinë e PD, në një deklaratë për shtyp, ky gjyq dhe të tjera procese ndaj gazetës “RD”, janë cilësuar si një presion i qeverisë, për të eliminuar mediat opozitare./tvklan.al






Të ngjashme